Gazetari i TRT: 50 të dyshuar janë arrestuar sot për sulmin në Taksim

Një sulm me bombë ndodhi në fundjavë në sheshin Taksim të Stambollit në Turqi, duke shkaktuar 6 të vdekur dhe 81 të plagosur.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Gazetari i TRT në Turqi, Abdulvehap Ejupi, në një lidhje për emisionin Opinion në Tv Klan, thotë se ky shesh është nga më të mbikëqyrurit me kamera sigurie, plot 1200 të tilla.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kjo ka qenë edhe arsyeja që brenda pak orësh policia turke arriti të arrestonte një 23-vjeçare si autoren e vendosjes së bombës.

Ndërkohë që ditën e sotme u arrestuan edhe 50 të dyshuar të tjerë.

Sipas gazetarit Ejupi, 1200 kamerat e sigurisë në sheshin e Stambollit u kontrolluan brenda 4 orësh dhe u arrit të identifikohej e dyshuara. Pas shpërthimit të bombës, e dyshuara ishte larguar me taksi dhe kishte ndërruar dy lagje.

Gazetari i TRT: 1200 kamera regjistrojnë të dhënat biometrike në krye të fytyrës kanë të dhënat. Është një ndër rrrugët më të frekuentuara, në aspektin e sigurisë është niveli më i lartë. Ku përveç forcave policore të dukshme, edhe shumica e shërbimeve civile e frekuentojnë vazhdimisht. Pra kemi të bëjmë me një sulm të mirëorganizuar që ajo vetëm është aktore e dyshuara kryesore. Sot janë arrestuar 50 të dyshuar të tjerë të cilët kanë bashkëpunuar me të dyshuarën krysore.

Blendi Fevziu: A janë të sigurta autoritetet turke që kjo është autorja e atentatit?

Gazetari i TRT: Sigurisht. Edhe në bazë të kamerave dhe deklaratave zyrtare të Ministrisë së Brendshme, kjo është e dyshuara kryesore. Është arrestuar edhe personi me shkronjën H., janë arrestuar 50 prej tyre duke përfshirë edhe ata që kanë dhënë urdhrin, është arrestuar edhe personi që së bashku me 49 të tjerët brenda turqisë. Është një investigim i jashtëzakonshmëm.

Blendi Fevziu: Si reagoi policia në një shpejtësi kaq të madhe? Për më pak se 24 orë të identifikojë autoren, rrjetin, organizimin?

Gazetari i TRT: Brenda 10 orësh, për shkak se brenda 4 orësh 1200 kamera të gjitha janë kontrolluar dhe është ndjekur hap pas hapi ajo. E dyshuara kryesore ka ardhur para 4 muajsh nëpërmjet rrugëve ilegale dhe ka banuar në dy banesa, në dy lagje të ndryshme në Stamboll, ku në një prej tyre, në bazë edhe të policisë, është përdorur edhe më herët për trafikim të njerëzve. Pas shpërthimit të bombës, me taksi për gati 50 minuta ka udhëtuar në lagjen Seler ku ka qëndruar gjysmë ore, pastaj ka vendosur të shkojë në lagjen tjetër. Këtu policia brenda 8 orësh vazhdimisht e ka ndjekur dhe ka arritur që brenda 10 orësh të kapë atë por edhe 10 të dyshuarit që vazhdimisht kanë qenë në kontakt me të. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share