Është shënuar 630 vjetori i Betejës së Kosovës në Gazimestan. Shumë serbë nga Kosova e Serbia kishin ardhur për të festuar këtë festë.
Shumë serbë nga Kosova dhe Serbia me vetura private dhe autobusë ia mësyn Gazimestanit për të festuar festën e Vidovdanit.
Shumica të prej tyre mbanin flamuj të Serbisë dhe mesazhe si Kosova është Serbi.
Pasi u përkujtuan siç u tha vuajtjet që edhe sot populli serb i ka në Kosovë, porosia nga ky manifestim ishte se “Kosova do të mbetet përgjithmonë serbe”.
Manifestimin e udhëhoqi, kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amfilohije.
Në fund të manifestimit u shpalos edhe pankarta e shkruar në gjuhën serbe e ruse se “Kosova është e pandarë dhe nuk dorëzohet”.
Për Kishën Ortodokse Serbe kjo është festë me konotacion fetar dhe shpalosin flamuj të Greqisë dhe Rusisë, si shenjë e aleancës ortodokse mes popujve. Ndërsa përkujtohen të rënët në Betejën e Kosovës në krye me Car Llazarin. /Blerta Dalloshi-Berisha/