close
TeknologjiVendi

“GËRMIMI” I KRIPTOVALUTAVE TREND NË MAQEDONINË E VERIUT

011A2006-6BDA-4F6E-BA02-FD72E276E797

“Bitcoin”, “Eterium”, “Teter”… Këto janë një pjesë e rreth 4.000 kriptovalutave që qarkullojnë nëpër botë. Ndaj tyre, nuk përjashtohen as edhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Por, që të arrihet tek këto kriptovaluta me vlerë atraktive, duhen shumë investime, por shpeshherë edhe harxhime enorme të rrymës elektrike.

Në Maqedoninë e Veriut, kriptovalutat më së shumti “gërmohen” me gjeneratën e fundit të kompjuterëve, të destinuar vetëm për këtë qëllim, në lagjet e Shkupit Çair, Çento dhe Shutkë, si dhe në Tetovë dhe Haraçinë – ka njoftuar “Zëri i Amerikës” në gjuhën maqedone duke u thirrur në të dhënat e EVN-së.

Këto kompjuterë që janë të destinuar për të “gërmuar” kriptovaluta, sic përcjell KlanM njoftimin e “Zërit të Amerikës” harxhojnë shumë energji elektrike dhe seriozisht mbingarkojnë rrjetin, kurse nga EVN-ja thonë se harxhimi enorm ka filluar që nga pranvera.

“Një familje, nëse ka nevojë për harxhime të caktuara dhe nëse instalon kompjuterë që “gërmojnë” kriptovaluta, mund të harxhojë rrymë elektrike për 20 ose 30 amvisëri, me cka cënohet furnizimi elektrik për fqinjtë “ – kanë thënë  për “Zërin e Amerikës” nga EVN-ja.

Është evidentuar edhe dukuria e kyçjeve të “egra”, me qëllim që të shmangen llogaritë e larta të rrymës së harxhuar, që për këtë destinim llogaria mujore mund të shkojë në qindra euro. Nga EVN-ja kanë thënë se mund të shkaktohen edhe probleme tjera si zjarre ose të digjet instalimi që nuk është adekuate për këtë konsum.

Për harxhimin enorm të rrymës elektrike, kohë më parë, kishte alarmuar edhe Komisioni Rregullator për Energjetikë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia