close
Top LajmeVendi

GIR: TË DYFISHOHEN PËRPJEKJET SHKUP-SOFJE PËR MARRËVESHJE

chrome_LXNdPQwaMe

LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT TË VAZHDOJË


Përpjekjet drejt rrugës së BE-së të dyfishohen dhe të vazhdojnë tentimet për zgjidhje të cështjeve bilaterale, me qëllim zhbllokimin e procesit të negociatave, thotë euroambasadori Dejvid Gir në intervistë për REL. Ai shton se, ndërkohë, vazhdimi I procesit të reformave është shumë I rëndësishëm.

Për të vazhduar rruga eurointegruese e RMV-së, duhet unanimitet nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së, pra cështja me Bullgarinë duhet zgjidhur sa më shpejtë, thotë euroambasadori Dejvid Gir. Ndërkohë vendi ka edhe detyra të tjera, reformat dhe lufta kundër korrupsionit nuk do ti ndihmojnë vetëm hapjes së negociatave me BE-në por edhe situatës brenda shtetit, shton Gir.

DEJVID GIR – EUROAMBASADOR

“Kjo ndodh në situata kur kërkohet unanimitet për votim në Këshillin Evropian. Unë e kuptoj që njerëzit zhgënjehen nga zvarritja. Ata duan të ecin përpara në rrugën drejt BE-së. Por të shkosh përpara në situata si kjo, do të thotë të dyfishosh përpjekjet për të arritur një marrëveshje. Ne shpresojmë shumë që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive që të arrihet një zgjidhje e bazuar në një marrëveshje të përbashkët dhe kështu negociatat e pranimit të mund të ecin përpara.”

Euroambasadori Dejvid Gir thotë se  Maqedonia e Veriut ,si kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duhet patjetër ta realizojë procesin e regjistrimit të popullsisë duke i inkurajuar institucionet që gjatë muajit shtator të vazhdojnë realizimin e këtij, siç tha, operacioni statistikor, e jo politik.

DEJVID GIR – EUROAMBASADOR

“Regjistrimi është një proces i rëndësishëm, sepse prodhimi i informacionit demografik është jetik për të marrë vendime publike përtej kufijve, dhe kjo është arsyeja pse BE-ja gjithmonë ka bërë thirrje që të realizohet regjistrimi. Meqenëse Maqedonia e Veriut është vend kandidat, ne gjithashtu thamë se është e rëndësishme që regjistrimi të kryhet në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Eurostat-i ynë ka punuar ngushtë me Entin Shtetërorë të Statistikave për këtë çështje. Me rëndësi është që gjatë regjistrimit në shtator, të realizohet me të vërtetë një operacion statistikor, jo politik. Unë i inkurajoj të gjithë që të përfshihen në mënyrë konstruktive në proces”

Ballkani perëndimor, cdo herë është në agjendën e Bashkimit Evropian, thotë euroambasadori Gir. Sa I përket vaksinave që vijnë përmes sistemit KOVAKS , lajm I mire, thotë Gir, është që tanimë kanë filluar dërgesat e para dhe kështu do të vazhdojnë, kurse, edhe BE-ja përmes sistemit të saj për vaksina do të vazhdojë me shpërndarjen e vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor shton Gir. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia