Gjashtë ditë të shkëputura nga bota, nga vërshimet u shembën dy urat që lidhin fshatrat e Rekës së Epërme (VIDEO)

NGA VËRSHIMET U SHEMBEN DY URAT QE LIDHIN FSHATRAT E REKËS SE EPËRME

Shtatë fshatra të Rekes së Epërme mbeten të bllokuar pas vërshimeve të 15 dhjetoit që si rrjedhoj u shemba ura që lidhte fshatrat. Nga  komuna Mavrovë – Rostushë premtuan se gjatë ditës së sotme do të dërgoje ekipet në terren, raporton Klan M.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Fazil Xhelili nga fshati Nistrovë i Rekes së Epërme për të shkuar në punë iu desh të linte veturën dhe në këtë mënyrë të kalonte urën e cila u shemb disa dite me herët nga vërshimet.

“Erdha nga fshati, shtatë kilometra, rrugët janë të mbyllura, urët janë të prishura dhe jemi të izoluar. Po, shkoj për në punë, jo vetëm fshati Nistorovë por të gjithë fshatrat janë të izoluar, ka mbi 25 banorë. A keni nevojë për ushqim? Momentalisht nuk ka nevojë por nuk do të ishte keq që të ndihmohen banorët, tani për tani nuk kalojnë as veturat dhe ka problem” – tha Fazli Xhelili, banorë i Nistrovës.

Shtatë fshatra të Rekes së Epërme mbeten të bllokuar pas vërshimeve që ndodhen në 15 dhjetor dhe u shemb kjo urë, përveç kësaj ure kishte edhe një urë tjetër që ishte shembur pakës më lartë, ndërsa 25 banorë të fshatit Nistrovë janë të bllokuar pas shembjes së kësaj ure. Mënyra e vetme për të kaluar këtë urë është kjo mënyrë.” 

“ Dje e rregulluam pakës me dorë që të kalojmë sepse, Rimnica e fshatrat tjerë janë të mbyllur, urat janë shembur, jo vetëm kjo urë këtu por ka edhe një tjetër më lartë, tek fshati Rimnicë janë edhe dy urë të shembura nga vërshimet, edhe rrugët janë të prishura” – tha Abaz Emini, banor i Nistrovës.

“Përveç urës më poshtë që ishte shembur nga vërshimet pesë ditë më herët kjo është edhe një urë tjetër e cila është shembur dhe e cila bllokon fshatin Rimnicë, pra siç dukët këtë vit nuk do të mbahen edhe takimet e Rekes shkaku i kësaj rruge nëse nuk ndërtohet deri atëherë” 

“Kanë ardhur, vetëm bëjnë foto dhe kthejnë prapë, kryetari nuk ka ardhur hiç, nuk din se çfarë behet këtu, pret nga njerëzit tjerë ti dërgojnë fotografi dhe t’ia dërgojnë urën se është e prishur. Kemi edhe fëmije te vegjël edhe pleq, ndodhë një sëmundje apo diçka e tille as ambulanca nuk mund të kaloje këtu e as veturat.”

Shkuam edhe tek komuna Mavrovë – Rostushë për të takuar kryetarin Medat Kurtovski i cili premtoi se gjatë ditës së sotme do të dërgoje ekipet në terren.

“Sot kishim këshill të komunës, një seancë urgjente të këshillit, në të cilën morëm vendim që menjëherë të ndërmerren aktivitete për rehabilitimin e rrugës para urës, mjetet do të sigurohen nga programi për mirëmbajtjen e rrugëve dhe urave lokale” – tha Medat Kurtovski, kryetar i Komunës Mavrovë dhe Rostushë.

Kurtovski premtoi se do të angazhohen ekipe edhe për pjesët tjera të rrugës dhe urave që shkëputi fshatrat e Rekes së Epërme por prioritet janë banoret e Nistrovës që mbi pesë ditë mbeten nën izolim. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share