close

Gjenden dokumente sekrete në shtëpinë e ish-zv/Presidentit amerikan Mike Pence

Dokumente të klasifikuara janë zbuluar në shtëpinë e ish-zv/Presidentit amerikan Mike Pence. Informacionet sekrete u gjetën në shtëpinë e tij në Indiana dhe i janë dorëzuar FBI-së.

Këto dokumente u gjetën nga një avokat javën e kaluar.

Agjentët e FBI-së shkuan në shtëpinë e Mike Pence për të sekuestruar dokumentet konfidenciale. Megjithatë nuk bëhet e ditur se për çfarë dokumentesh bëhet fjalë.

Kujtojmë se dokumente konfidenciale i janë gjetur më herët edhe ish-Presidentit amerikan Donald Trump, si dhe Presidentit aktual Joe Biden, dokumente të cilat i përkojnë periudhës kur ka qenë zv/President gjatë kohës kur Shtëpia e Bardhë drejtohej nga Barack Obama. /tvklan.al

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!