close
Sport

GJENDET AEROPLANI I FUTBOLLISTIT TË HUMBUR

Sala

Deklarohet babai i Emiliano Salas


Sky Sports duke i’u referuar burimeve të afërta me familjarët e sulmuesit, raporton se është gjendur aeroplani që u zhduk para dy javëve. Pas shumë kërkimeve, aeroplani është gjetur sonte në ujërat pranë kanalit të Anglisë. Për momentin nuk ka asnjë gjurmë të futbollistit Sala dhe pilotit që drejtonte aeroplanin, por tashmë thuajse është e sigurt se të dy janë të vdekur.

Duke folur nga Argjentina, Horacio Sala tha se ishte “i dëshpëruar” pasi një operacion kërkimi i financuar privatisht e gjeti aeroplanin të dielën në ujërat në veri të Guernsey.

“Nuk mund ta besoj. Kjo është një ëndërr. Një ëndërr e keqe. Unë jam i dëshpëruar “, tha Sala për transmetuesin lokal Cronica TV.

“Kam komunikuar me ta çdo ditë, por meqë nuk kam WhatsApp, është e vështirë t’i telefonosh ose të më telefonon.

“Ata më thanë se ditët kaluan dhe nuk kishte lajme për Emilianon apo avionin”, ka shtuar më tej babai i Emilianos.

Operacioni i financuar privatisht në emër të familjes Sala u mundësua pas një fushate, ku u mblodhën më shumë se 300,000 mijë euro. /Agjencitë/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia