Kryeministri i Gjeorgjisë, Mamuka Bakhtadze, dha dorëheqje, duke thënë se e ka përfunduar misionin e tij. Bakhtadze e bëri njoftimin në një postim në Facebook dhe tha se do të japë detaje më vonë. Bakhtadze, 37 vjeç, është zgjedhur vitin e kaluar nga partia në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane”, me zotimin se do të miratojë reforma liberale dhe se do ta shtyjë Gjeorgjinë tutje në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. /Agjencitë/