close

GJERMANI: AFD-KUNDËR BE-së, PRO KOMBIT

AFD i jep një afat përmirësimi BE-së. Sipas kësaj partie, BE duhet të dorëzojë një pjesë të madhe të kompetencave tek vendet anëtare. Nëse kjo nuk ndodh, AfD kërkon në programin e saj pasoja të forta.

“Atëherë ne e konsiderojmë si opcion të fundit daljen e Gjermanisë apo një shpërbërje të rregulluar të Bashkimit Europian dhe themelimin e një bashkësie të re europiane interesash ekonomike.”

Si euron edhe Parlamentin Europian kjo parti e quan të tepërt. Gjermania duhet të kthehet te marka gjermane. /Agjencitë/