Alternativa për Gjermaninë (AFD) – parti e ekstremit të djathtë – shënoi rritje në dy shtete lindore, por të pamjaftueshme për të rrëzuar koalicionet qeverisëse atje. Demokristianët e kancelares gjermane, Angela Merkel, humbën vota në Saksoni, por, megjithatë, dolën të parët me 32%, përpara AFD-së me 27.5%.
Në Brandenburg, Partia Social-Demokrate e qendrës së majtë fitoi 26.2%, ndërsa AFD-ja 23.5%. Rritjen më të madhe, AFD e shënoi në Saksoni, ku fitoi 17.8% vota më shumë se në zgjedhjet e vitit 2014. /Agjencitë/