close

GJERMANI: POLITIKANËT PIRATOHEN ONLINE

Dokumente të brendshme dhe detaje personale që u përkasin qindra politikanëve janë publikuar “online”. Piratimi ka pasur në shënjestër anëtarë nga të gjitha partitë politike gjermane, që janë të përfaqësuara në Parlamentin federal, me përjashtim të “Alternativës për Gjermaninë” të ekstremit të djathtë.

Pjesa më e madhe e informacioneve janë detaje kontaktesh, si adresa dhe numra telefoni celular. Sidoqoftë, më shumë dokumente personale, përfshirë llogari bankare, detaje financiare, karta identiteti dhe biseda private janë publikuar në disa instanca.