close

GJERMË: MOTI I LIG, EROZIONI SHQETËSIM PËR BANORËT

110 shtëpi të fshatit Gjermë të Tetovës rrezikojnë që të vërshohen nga lumi që kalon nëpër këtë fshat…. Nga përmbytjet e viteve të më hershme janë dëmtuar shtëpi të shumta, madje siç thonë, banorët që kanë jetuar më afër lumit janë detyruar të shpërngulen nga atje.

Të hënën u ngjall paniku te banorët e fshatit Poroj se niveli i lumit që buron në Gjermë e që kalonë nëpër këtë fshat është rritur dhe se ka mundësi që i njëjti të shkaktoj vërshime. Ky panik ka ardhur pasi ky fshat, për të disatin vit me radhë është vërshuar, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. /Lulzime Ameti/