close
Vendi

GJITHÇKA GATI PËR SHPALLJEN E MALEVE TË SHARRIT – PARK KOMBËTAR

6DBD2D47-C3ED-4890-AAAD-045124660EB6

Në organizim të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në Kodër të Diellit është bërë sot promovimi i projektit për shpalljen e Malit Sharr – Park Kombëtar, një nismë kjo që pritet të finalizohet me miratimin e ligjit të posaçëm nga Kuvendi i RMV-së.

Hisen Xhemaili nga Ministria e Mjedisit, sic njofton KlanM, tha se shpallja e Maleve të Sharrit Park Kombëtar ka për t’u pasuar me benefite konkrete për gjithë zonën përmes konkretizimit të më shumë projekteve.

Xhemaili, sic njofton KlanM, la të kuptohet se po bisedohet për ndërprërjen e kontratave për ndërtimin e disa minihidrocentraleve.

Sipas një studimi, 82 përqind e të anketuarëve nga kjo zonë e kanë përkrahur shpalljen e Sharrit – Park Kombëtar. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia