close
Sport

GJOKOVIQ KRYESON RENDITJEN E ATP-së

Djokoviq

Naomi Osaka kryeson në VTA


Federata ndërkombëtare e tenist ATP ka publikuar listën më të re në renditjen e fundit, në të cilën kryeson serbi, Novak GJokoviq, i cili ka të arkëtuar 10.955 pikë. Në pozitën e dytë është tenisti spanjoll Rafael Nadal me 8.365 pikë, ndërsa në pozitën e tretë është gjermani Aleksander Zverev me 6.595 pikë.

Në vendin e katërt, pas triumfit në turneun në Dubai, rreshtohet Roxher Federer, para Del Potros, Andersonit, Nishikorit, Tiemit, dhe Iznerit. Në konkurrencën e femrave, nuk ka ndryshime, me Naomi Osaka-n në krye të listës VTA, para Simona Halepit dhe Petra Kvitovës. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia