close

GJORÇE PETROV: VAZHDON AGONIA E AMBULANCËS

Gjarpërinj para hyrjes në shtëpinë e shëndetit!


Në hyrje të të ashtuquajturës horror-ambulancës në Lagjen e Shkupi Gjorve Petrov, një nga mjeket ka hasur një gjarpër. Kjo paraqet kulminacionin e lënies pasdore të këtij institucioni shëndetësor, ku trajtohen rreth 40 mijë pacientë. Kompetentët me dekada premtojnë zgjidhje, por deri më tani nuk është përmiësuar asgjë në objektin në shkatërim e sipër. Tenderi për objektin e paralajmëruar multifunksional aktualisht nuk duket askund, kurse ka mundësi vetëm për inspektime të jashtëzakonshme nga inspektorati sanitar.

Kështu do të duhej të duket, dikur, në të ardhmen…..Por në realitet me dekada është kështu…..Njëra nga mjeket në Shtëpinë e Shëndetit në Gjorçe Petrov, sot në derën hyrëse ka hasur në gjarpër.

“E pashë këtu sot në mëngjes, e hapa derën dhe e pashë. Ndonjëherë edhe nuk shoh, e vë çelësin dhe e hap derën.”-tha Mjekja.

Për situatën në horror ambulancën në mesin e muajit mars kryetari I komunës Gjorçe Petrov, Aleksandar Naumovski,  premtoi se thirrja publike për ndërtimin e objektit multifunksional , me ambulancë, çerdhe fëmijësh dhe hapësira për qëllime tjera, do të publikohet më së voni në prill, këtë vit.

“Deri në prill do të publikohet tenderi, në tekstin e tenderit do të jeni të infromuar detajisht a ka të interesuar. Sa për informatë, është investim rreth 3 milionë e gjysëm euro, në qoftë se e zgjedhim ta zgjedhim përgjithmonë.”-deklaroi Aleksandar Naumovski, Kryetar Komune Gjorçe Petrov.

Por, Sasho Maksimovski, përgjegjës për projektin “ambulanca e re” në komunë, sot deklaron se nuk ka ngecje në procedurë, por vetëm prolongim të thirrjes publike, nga prilli në gusht.

“Thirrja publike për përpilimin e fizibilitetit kërkon afat të caktuar, kjo periudhë sërish kërkon afat kohor, nuk mundet, nuk ka fuqi që na detyron të përshpejtojmë diçka nëse nuk është në kuadër të procedurës ligjore. D.m.th, tani e miratojmë, në seancën e ardhshme vendimin për fillimin e procedurës. Pas kësaj e përgatisim dokumentacionin e tenderit dhe e shpallim tenderin.”- shprehet Sasho Maksimovski.

Pas infromacioneve nga ana e TV KLAN sot është paralajmëruar kontroll ana e inspektorëve në ambulancë.

“Incidenti për të cilin sot, ndoshta është vetëm një pikë në gotë, përkatësisht gjarpër në hapësirat ku ka pacientë dhe fëmijë, është moment shtesë që Inspektoriati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor të bëjë komtrollë të jashtëzakonshëm.” –tha Irinka Sotirova Buhova, Drejtoreshë e Inspektoriatit Sanitar.

Që ironia të jetë më e madhe mjekët – koncesionarë në ambulancë paguajnë fatura për mirëmbajtjen e higjienës në objekt, I cili, të gjithë e pranojnë, është nën kushtet minimale që të shërbejë për shërimin e rreth 40 mijë banorëve nga ky rajon. Ambulanca është ndërtuar për përdorim të përkohshëm, pas tërmetit në Shkup në vitin 1963. Prej atëherë deri më sot pothuajse nuk është bërë asgjë. /Verica Dimitrijevska/

 

 

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!