Mbështetësit e Fushatës kundër Tregtisë së Armëve, kanë fituar një betejë ligjore në Gjykatën e Apelit në Londër, lidhur me vendimin e Qeverisë britanike për të lejuar shitjen e armëve në Arabinë Saudite. Ata kanë argumentuar se vendimi për të vazhduar licensimin e eksportimit të pajisjeve ushtarake në Gjirin Persik është i paligjshëm. Në dokument po ashtu është thënë se ekziston një rrezik i madh se armët mund të përdoren në situata që përbëjnë shkelje me ligjin ndërkombatar humanitar. /Agjencitë/
GJYKATA BRITANIKE E APELIT: RISHIKIM I VENDIMIT PËR SHITJE TË ARMËVE
