Gjykata për Krime e Kombeve të Bashkuara në Hagë ka refuzuar apelin e fundit të ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, duke thënë vendimi i këtij trupi ka qenë përfundimtar.
Gjyqtarët e Tribunalit kanë thënë më 3 prill se “Karaxhiq nuk ka asnjë bazë ligjore për të apeluar vendimin”, i cili e ka ndëshkuar atë me burgim të përjetshëm për masakrën në Srebrenicë dhe mizoritë tjera gjatë luftës në Bosnjë.
Më 20 mars, gjykata i ka rritur Karaxhiqit dënimin, pasi fillimisht ishte dënuar me 40 vjet burgim. Në Srebrenicë janë vrarë më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë nga forcat serbe të Bonjës, për të shënuar mizorinë më keqe në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore. /Agjencitë/