Andrej Babish kishte akuzuar demonstruesit si mercenarë
Një gjykatë në Pragë ka urdhëruar kryeministrin e Çekisë, Andrej Babish, që t’ju kërkojë falje demonstruesve nga protestat e muajve të kaluar për gjykata të pavarura dhe kundër kryeministrit e presidentit të vendit Milosh Zeman. Zoti Babish kishte akuzuar demonstruesit se janë të paguar për pjesëmarrje në tubimet antiqeveritare.
Në arsyetimin e udhëresës për kërkim falje, Gjykata tha se ‘zyrtari i lartë i shtetit duhet të verifikojë infomacionet. I akuzuari është personalitet publik që duhet të tolerojë dozen e madhe të oponentëve të tij politik’. Vendimi pasoi aktpadinë e Jana Filipovës, një ndër pjesëmarrëset e protestave të kësaj pranve e e vere.
Filipova nuk e ka fsheur kënaqësinë për verdiktin e gjykatës, megjithëse kryeministri Babish tha se nuk kishte ndërmend që të kërkonte falje. Vala e protestave nisi në muajin prill kur papritmas kryeministri vendosi në ballë të ministries së Drejtësisë një bashkëpunëtore të tij të afërt e cila më herët kishte deklaruar se nuk do të lejonte ndjekjen penale të kryeministrit Andrej Babish për shpërdorim të dy milionë eurove nga Fondet e Bashkimit Evropian, për një fermë të tij familjare dhe ngritjen e një qendreje të konferencave. /Agjencitë&Klan Macedonia/