close

GJYKIMI I EL CHAPO-s: DËSHMITARI AKUZON PRESIDENTIN E MEKSIKËS

Police guard the courthouse of United States District Court for the Eastern District of New York near a box used for monitoring multiple threat detection where Joaquin "El Chapo" Guzman was brought in Brooklyn, New York, U.S., November 5, 2018. REUTERS/Eduardo Munoz

Ish-Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto, ka pranuar një ryshfet prej 100 milionë Dollarësh nga ish-kreu i kartelit të drogës, El Chapo. Këtë fakt e ka konfirmuar një dëshmitar, Alexis Cifuentes, i cili thotë se ka pasur një lidhje të ngushtë me “El Chapo-n” prej vitesh. Sipas Cifuentes paratë i janë dorëzuar ish-Presidentit në kryeqytetin e Meksikës nga një mik i El Chapo-s. Mediat shkruajnë se fillimisht Pena ka kërkuar 250 milionë Dollarë dhe më pas kanë rënë dakord për shifrën e 100 milionë Dollarëve.