close

“GLOBE SOCCER AWARDS”: RONALDO DO TË SHPALLET LOJTARI I VITIT 2018

Didier Deschamps do të shpallet trajneri më i mirë


Sipas “Tuttosport”, Cristiano Ronaldo do të shpallet lojtari më i mirë i vitit 2018 në “Globe Soccer Awards”. Për portugezin ky është trofeu i pesti në këtë organizim dhe i treti me radhë, pas çmimeve të marra më 2011, 2014, 2016 dhe 2017.  Manifestimi mbahet në “Madinat Jumeirah Hotel”, në Dubai.

Pas zhgënjimit që pësoi me “The Best Player” dhe “Topi i Artë”, Ronaldo ka arritur të mund konkurrencën e dy kampionëve të botës, si Griezmann dhe Mbappe, duke fituar çmimin e parë individual, që kur vendosi të luajë për Juventusin.

Mësohet se në këtë ceremoni do të shpërblehet edhe Didier Deschamps, i cili do të fitojë titullin e trajnerit më të mirë të vitit 2018. Ndër fituesit e tjerë të mbrëmjes, agjenti më i mirë do të jetë për herë të tetë Jorge Mendes, ndërsa portieri më i mirë i vitit 2018, një njohje e vjetër e Serie A, si Alisson. Çmimet e karrierës do të shkojnë për brazilianin Ronaldo dhe italianin Fabio Capello. /Agjencitë/