close
Top LajmeVendi

GOSTIVAR: MUNGESË KUADRI NË NJËSITIN E ZJARRFIKËSVE

Screenshot_1

Taravari: Pushteti qendror pengon punësime të tjera


Njësiti i zjarrfikësve të Gostivarit, po përballet me mungesën e numrit të zjarrfikësve. Ky njësit posedon vetëm gjysmën e të njëjtëve nga sa është e nevojshme. Nga komuna e Gostivarit deklarojnë se pushteti qëndror pengon punësime të tjera.

Njësiti i zjarrfikësve të Gostivarit, krahas kushteve përballet edhe me mungesën e zjarrfikësve. Ky njësit, nga numri i përgjithshëm 80 që duhet të ketë të punësuar, ka vetëm 44 prej tyre. Sipas përgjegjësit në këtë njësit, Jusuf Bajrami, kërkesa për zjarrfikës ka, mirëpo të njëjtit nuk pranohen.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, deklaroi se pushteti qëndror shkakton pengesa në rritjen e numrit të punësimit të zjarrfikësve.

Njësiti i Zjarrfikësve i Gostivarit, mbulon komunën e Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovës dhe Rostushës. Sipas të dhënave nga ky njësit, numri i përgjithshëm mujor i intervenimeve, muajt e fundit ka qenë rreth 40.

Ndryshe, sot në komunën e Gostivarit u shpërndanë 300 palë uniforma nga kompania Eagle, ku me uniforma u pajisën edhe zjarrfikësit e Gostivarit. /Blerona Jakupi/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia