close

GOSTIVAR: TARAVARI PËR SFIDAT E MANDATIT

Trafiku i stërngarkuar, projekti i strehimores për qentë endacakë…


Kryetari i Komunës së Gostivarit gjatë një aktiviteti në këtë Komunë, është shprehur edhe rreth angazhimeve të kabinetit të tij, për të zgjidhur disa probleme aktuale, me të cilët ballafaqohen qytetarët e kësaj komune. Prioritet për momentin, sipas tij, mbeten rregullimi i trafikut të stërngarkuar, por edhe vënia në funksion e strehimores për qentë endacakë.

Zgjidhjen e problemit me trafikun e stërngarkuar në qytetin e Gostivarit, Kryetari Taravari e sheh edhe në shfrytëzimin e oborreve shkollore, por vetëm si zgjidhje momentale, derisa fëmijët janë në pushim.

I pyetur nga gazetarët për problemin e qenve endacakë Taravari vlerësoi se projekti i strehimores është përgatitur para gjashtë muajve, por pritet konfirmimi i qeverisë për lëshimin në përdorim të së njëjtës.

Këto komente Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i bëri pas ndarjes së mirënjohjeve për subjektet dhe personat të cilët gjatë vitit 2018 kanë dhënë kontribut të veçantë për realizimin e aktiviteteve dhe projekteve të ndryshme në drejtim të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve të komunës së Gostivarit. /Lindita Aliu/