close

GRABITET FILIALI I NLB BANKËS NË SARAJ

Në mëngjes është grabitur ekspozitura e NLB Bankës në Komunën  e Sarajit – kanë njoftuar nga kjo bankë. Siç thuhet, grabitjen e kanë kryer një grup i armatosur derisa në këtë bankë ka patur klientë dhe të punësuar. Gjatë grabitјes nuk ka të lënduar – njoftojnë nga NLB-Banka.

Për momentin nuk ka detaje për dëmin e shkaktuar, kurse ekipet kompetente kanë kryer ekspertizë në vendngjarje. Mjetet e klientëve janë të sigurta, ngase Banka ka sigurim për gjithë pronën dhe mjetet – thuhet në Komunikatën e NLB Bankës. /Klan Macedoni/