close

GRAFISTJA E FAMSHME E RRJETEVE SOCIALE

Kika – artistja që njihet në tërë botën


Body painting apo grimi mbi trup është një trend I viteve të fundit. Kika, një artiste nga Serbia nuk kishte patur para për të shkuar në shkollë, por pas shumë vitesh është bërë një nga artistet më të famshme të këtij lloji në botë dhe shumë prej videove të saj janë klikuar në miliona dhe ka arritur edhe deri në Hollywood.

Kjo është Kika nga qyteti i vogël i Smederevës, e njohur për grafite dhe punë të tjera të dekorimit. Për tu bërë e famshme në botë nuk i është dashur të shkoj as në kryeqytetin e Serbisë. Ajo bën body painting ose grim mbi trupin dhe ilisione.

Artisten nga Serbia që nuk ka kryer universitetin e artit e njohin në tërë botën. Ajo kishte filluar me një video në rrjetet sociale për të bërë miliona klikime. Para kësaj ka lyer mure dhe ka punuar fytyrat e fëmijëve për ditëlindje. Është nënë e dy kalamajëve dhe tani jeton nga puna e saj.

“Pasi kam grimuar fytyrat e fëmijëve kam menduar se mund të rrijë dhe ta bëj këtë punë pasi ngjyrat këtu nuk ishin aq të rënda se sa shkallët e drurit që bartja për dhoma. Por, pas një viti kam qenë shumë e lumtur. Pas një video kam marrë 40 milionë klikime për një ditë dhe ka qenë befasi.”-  tha Mirjana Milloshevic –Kika, Artiste.

Këto punë ka bërë që ajo të gjej vend në shumë emisione në shtete të ndryshme e deri tek ftesat për në Hollywood ku edhe ka qenë. Një formë e re e artit ia ka mundësuar internet. Shumë thotë se mendojnë që jeton në Amerikë pasi punëon shumë jashtë. Yje të ndryshme dinë për të sic është edhe Will Smith.

“Prinderit e mijë nuk kanë mundur të më cojnë në shkollën e artit për shkak të financave dhe unë jam munduar shumë që të jetoj nga puna që e dua, e që këtu në Serbi, është gje e vështirë. Por, tani më është shpaguar dhe nuk do ta ndërroja me asgjë.” –përfundon Mirjana Milloshevic –Kika, Artiste.

Artistja nga Serbia bën video në platform të ndryshme duke përdorur grimin e thjesht. Figura të ndryshme, video promocionale e shumë klikime I ka sjellë kjo punë. Thotë se në Ballkan ka shumë talente, por që nuk mbështeten. Beson se njerezit nga qytetet e vogla mund të bëjnë shumë para se të zggjedhin Amerikën për të jetuar atje, pavarësisht se gjithcka këtu shkon me shumë fat. /Idro Seferi, Beograd/