close
Rajoni

GREQI: E MUNDSHME EDHE VALA E KATËRT E INFEKTIMIT

GREECE PANDEMIC CORANAVIRUS CO​VID19

Në Greqi, eksperti i mjekësisë, Jorgos Pavlakis, ka paralajmëruar mundësinë e valës së katërt të koronavirusit gjatë kësaj vere nëqoftëse autoritetet greke zbusin dukshëm masat parandaluese: ‘Nëse lejojmë përhapjen e virusit pa kontroll, kjo ka për të na shkaktuar dëm të madh,’- citojnë agjencitë e lajmeve specialistin grek që punon si hulumtues në Qendrën amerikane për studimin e sëmundjes së kancerit. Zbutja e masave, sipas tij, nuk ka për të qenë ilaçi më i mirë për sezonin e verës. Pavlakis tha se tipi i ri i koronavirusit ka për të shkaktuar ‘valën e katërt’, prandaj tërhoqi vërejtjen se nuk duhet zbutur kufizimin e lëvizjes gjatë javës kur shënohet edhe festa e Pashkëve ortodokse që sivjet i bie më dy maj. Ndërkohë, ministri grek Jorgos Gerapetritis ka paralajmëruar për në fillim të majit, por menjëherë pas festës, hapjen e restoranteve, sikurse është shprehur ai, ‘në mënyrë të bashkërenduar’.

Sipas të dhënave të fundit, në Greqi të prekur nga koronavirusi rezultojnë 3.789 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 87. Gjithësej nga shpërthimi i pandemisë në këtë vend fqi janë regjistruar 320.629 të prekur dhe 9.627 viktimatë virusit COVID-19./Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia