close
Bota

GREQI:  SHPËRTHIM ZJARRI, TRI VIKTIMA

Screenshot_3

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Greqi, ku një shpërthim në një restorant i ka marrë jetën tre personave. Mediat lokale bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi në një restorant në Kalamata të Greqisë.

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të vdekura tre gra, dy punonjëse dhe bashkëshortja e pronarit të restorantit. Viktimat janë të moshës nga 35 deri në 50 vjeç, raporton Protothema.

Dyshohet se shkak i shpërthimit të fuqishëm të ketë qenë një bombol gazi në kuzhinën e restorantit. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia