close

GREQI: ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME PARLAMENTARE

Qytetarët e Greqisë i drejtohen sot kutive të votimit në zgjedhjet e parakohshme për të zgjedhur qeverinë e re.  Sondazhet e publikuara në prag të votimit tregojnë për një fitore të qartë për opozitën e kryesuar nga Demokracia e Re dhe e drejtuar nga Kiriakos Mitsotakis.

Zgjedhjet e parakohshme u thirrën nga kryeministri Aleksis Tsipras pasi partia e tij SYRIZA pësoi një humbje të konsiderueshme në zgjedhjet evropiane dhe lokale të mbajtura në vend muajin e kaluar.

Ministria e Brendshme Greke tha se të drejtën e votës e kanë rreth 9.9 milionë qytetarë, të cilët do të votojnë në 21.478 qendra votimi. Ato u hapën në orën 7 dhe do të mbyllen në orën 19:00. /Klan Macedoni/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!