close

GRUEVSKI DY MUAJ NË ARRATI: ASNJË DETAJ RRETH ARRATISJES

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, tanimë dy muaj është në arratisje. Korrieri gjyqësor përpara dy muaj, më saktësisht më 9 nëntor të vitit 2018-të, tre herë është përpjekur, por nuk ka mundur që ta gjejë ish- kryeministrin në adresën e letërnjoftimit të tij.

Në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, 48-vjeçari Gruevski ende është i fundit që është shpallur se kërkohet me fletë-arrest ndërkombëtar. Qytetarët e Maqedonisë dy muaj nuk e dinë se si dhe kur saktësisht Gruevski e ka lëshuar vendin.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski deklaroi se është njohur vetëm se Gruevski nuk ka ikur në mënyrë legale nëpërmjet pikave kufitare dhe nëpërmjet linjave ajrore. Të njëjtën e ka përsëritur edhe prokurori shtetëror, Lubomir Joveski.

Prokurorja, Vilma Ruskoska në një intervistë tha se rrjedha e deritanishme e hetimit tregon se ka lëshime të paqëllimshme të institucioneve për arratisjen e ish- kryeministrit. Publikimi i fundit i Gruevskit në rrjetin social “Fejsbuk” është më 20 nëntor, kur ka njoftuar se ka fituar azil në Hungari. /Klan Maqedoni/