close

GRUEVSKI NË FB: ARRESTIMET DEFOKUSIM I OPINIONIT

Lidhur me aksionin e djeshëm në shumë lokalitete të Shkupit, është prononcuar përmes Facebookut edhe ish-Kryeministri Nikola Gruevski. Ai nga Budapesti thekson se arrestimet dëshirojnë të defokusojnë opinionin, nga zhvatjet, krimi, mos angazhimi i qeverisë dhe tradhëtive.


“Me çka ta mbulosh papastërtinë, ajo mbetet papastërti”. Në këtë mënyrë, duke cituar Dostojevskin, ish-Kryeministri në arrati Nikola Gruevski ka komentuar përmes Facebookut arrestimete djeshme të funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, në një aksion policor në disa lokalitete në Shkup. Gruevski, arrestimet e djeshme i quan politikisht të porositura dhe të fabrikuara nga LSDM-ja, siç shprehet, njëjtë sikurse paraardhësit e tyre komunist në vitin 1945. Në një vështrim të gjatë, përmes 10 pikave, ish-Kryeministri Gruevski, shkruan se pushteti ka filluar një gjah pas anëtarëve të VMRO-DPMNE-së, siç thotë për të mbuluar dështimet e qeverisjes aktuale në shumë fusha. Ai e ka akuzuar edhe PSP-në se po zbaton drejtësi selective.

“Me xhirime selektive të cilët sipas ligjit janë dëshmi të jashtëligjshme, kurdisin e gjykojnë, sikurse shteti, gjykatat dhe prokuroritë të jenë të etërve të tyre dhe harrojnë se kur do të bien, të gjithë urdhërdhënësit dhe ekzekutorët do të përgigjen për këto vepra”

Ish-Kryeministri Gruevski, nga Budapesti, në fund të pronocimit të tij të gjatë përmes Facebookut, nuk harroi tu dërgojë mesazhe kërcënimi auttoriteteve të vendit. “Ky është rasti i 751. Sikur kjo të jetë një gjah. Harrojnë se do të vijë edhe një sezon tjetër gjahu, ku populli, duke e parë se ç`janë duke bërë, do t`ua marrë fuqinë dhe nuk do të jenë ata gjahtarët, megjithatë do të jenë aty …në natyrë” – ka shkruar Gruevski në rrjetin social Facebook.

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!