close

GRUEVSKI: U LARGOVA PASI PRANOVA KËRCËNIME ME VDEKJE

TO GO WITH AFP STORY BY RACHEL O'BRIEN The president of the ruling party VMRO-DPMNE and former Prime Minister, Nikola Gruevski gestures as he speaks during an interview in Skopje on May 13, 2016. / AFP PHOTO / Robert ATANASOVSKI

LSDM: Gruevski mund të kthehet, por në burg


Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski thotë se u largua për në Hungari për të shmangur dënimin prej dy vjetësh burgim, pasi ai pranoi kërcënime se do të vritej. LSDM vlerëson se Gruevski mund të kthehet në Maqedoni, por vetëm në burg.

Në pjesën e dytë të intervistës, ish-Kryeministri Gruevski ka theksuar se ka qenë i gatshëm të shkojë të vuajë dënimin me burg, por siç tha, ka pasur njoftime të sigurta brenda burgut se përgatitet likuidimi i tij, duke mos dhënë detaje të hollësishme rreth këtyre njoftimeve.

“Por… Pranova informacione se dikush po planifikonte të më likuidonte në burg. Prandaj, ndryshova vendimin tim”. Nuk mund ta them publikisht se kush qëndron pas këtij komploti sepse nuk mund të ofroja prova për këtë gjë në atë moment. Prandaj, vendosa të largohesha nga Maqedonia”, tha ai.

Gruevski edhe më herët ka deklaruar se ka pranuar kërcënime me vdekje në Maqedoni, një akuzë për të cilën, Qeveria e kryeministrit Zoran Zaev ka shprehur skepticizëm, duke hedhur poshtë se ish-kryeministri Gruevski ka qenë viktimë e ndjekjes politike. Ai është shprehur se një ditë do të kthehet në Maqedoni, se qëndrimi i tij në Budapest është i përkohshëm. LSDM-ja i është përgjigjur deklaratës së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili deklaroi se një ditë të marrë fund “persekutimi i tij politik” në Hungari dhe do të mund të kthehet në Maqedoni. LSDM-ja vlerëson se Gruevski mund të kthehet në Maqedoni, por vetëm në burg.

“Maqedonia do të ketë një karrige në NATO, ndërsa frikacaku dhe i arratisuri nga drejtësia Nikola Gruevski po pret për vendin e tij në një qeli. Suksesi i Republikës së Maqedonisë është disfata më e madhe e tij. Mentori i Mickoskit nga Budapesti, po e luan rolin e viktimës me gënjeshtra patologjike”, vlerëson LSDM-ja.

Gruevski ka mohuar se ka pasur ndihmë nga autoritetet hungareze, kryesisht nga Kryeministri Orban. Thotë se ka vizita të shumta nga miq dhe bashkëpartiak të tij, por është shprehur i zhgënjyer nga disa ish-ministra të kabinetit të tij, për të cilët ka thënë se “miqtë e mirë njihen në kohë të vështira”. Ish-Kryeministri nuk mendon se i ka tradhtuar bashkëpartiakët e tij dhe ka theksuar se i kupton ata që janë shprehur kundër arratisjes së tij, për të cilët tha se janë nën presion të autoriteteve në Maqedoni. Ai në shumicën e pyetjeve nuk ka dhënë detaje që janë në interes të opinionit, duke bërë me dije se do t’i publikojë në memoaret e tij. /Klan Maqedoni/