Grupi ABBA mund të ribashkohet?

Ribashkimi mund të ndodhë pas suksesit të Suedisë në Eurovision

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Grupi muzikor i ABBA-s mund të ribashkohet, pasi Suedia triumfoi në Eurovision. Këngëtarja Loreen u bë gruaja e parë që fiton dy herë Eurovisionin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Fansat mendojnë se do të ishte koha e përsosur për të parë sërish Agnetha Faltskog, Bjorn Ulvaeus, Benny Andersson dhe Anni-Frid Lyngstad në skenën e konkursit të këngës.

ABBA pati 19 hite në dhjetëshen më të mirë në Mbretërinë e Bashkuar pas fitores së tyre në Eurovision, përfshirë “Mamma Mia” dhe “Dancing Queen”.

Grupi suedez i popit, ABBA, bëri një rikthim të shumëpritur  vitin e kaluar me albumin e ri “Voyage”. I formuar në vitin 1972 në Stokholm, grupi u bë i njohur globalisht pasi fitoi Festivalin Evropian të Këngës, Eurovision, në vitin 1974, me këngën “Waterloo”.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share