Grupi i pakënaqur në BDI heshtë

OSMANI: AHMETI E THA FJALËN E FUNDIT, KJO ÇËSHTJE ËSHTË E MBYLLUR

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

”BDI mundet edhe pa Ali Ahmetin, Blerim Bexhetin, Musa Xhaferin dhe pa Izet Mexhitin” – tha Ali Ahmeti.

Pas deklaratës së kreut të BDI-së, Ali Ahmetit, heshtje totale. Krahu i pakënaqur në BDI, vendosi të heshtë, e funksionarët e Ahmetit të qartë, fjala e Ahmetit është e fundit, raporton Klan M.

”Në BDI ka demokraci të madhe të brendshme ku gjithkush ka të drejtë ta thotë qëndrimin e tij, por fjalën e fundit e ka Kryetari i partisë, Ahmeti. E ai mbrëmë e tha fjalën e fundit dhe këtu përfundojnë të gjitha debatet” – deklaroi Bujar Osmani.

Ministri i jashtëm ishte i ashpër kur u pyet se a është ofruar posti i tij, me qëllim që të qetësohet situata brenda BDI-së.

”Këto janë budallallëqe që nuk meritojnë komentime. Këto janë lajme të rrejshme, spekulime që nuk meritojnë komentim dhe vetëm se e degradojnë hapësirën publike dhe mediatike” – tha Osmani.

E çka nëse këtij grupi të pakënaqur nuk i mbetet opsion tjetër, përveç se të largohet nga BDI? Taravari thotë se nuk është diskutuar bashkëpunimi me personat e pakënaqur dhe se janë të koncentruar në subjektin e tyre politik.

”Këto ngjarje të fundit që ndodhin në BDI më përkujtojnë një fenomen që në psikologji gjuhet “Deja vue”-fenomen. Fenomen veç i parë. Jemi të fokusuar në punët tona të brendshme, në riorganizimin tonë të brendshëm” – deklaroi Taravari.

Sipas burimeve të Klan, grupi i pakënaqur nuk e ka ndërmend të heq dorë nga kërkesat e tyre. Në ditët në vazhdim, pritet që të dalin me vendime konkrete dhe ta informojnë publikun se si do të vazhdojnë më tutje. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share