Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së pas koordinimit me Mickoskin: Kjo përbërje qeveritare nuk do të sjellë as reforma, as përparim

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot në Kuvend ka mbajtur takim koordinues me grupin parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit për Rindërtim të Maqedonisë, ku është diskutuar për rikonstruimin e qeverisë të propozuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në koordinim, siç njoftojnë nga VMRO-DPMNE, është konstatuar se zgjidhjet kadrovike për përbërjen e qeverisë janë rezultat i koalicionit “Tregu 3” ku, siç thonë ata, interesi primar nuk është përparimi i shtetit, por interesat e biznesit dhe ambiciet personale të personelit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Vetë zgjidhjet që janë propozuar tregojnë se qeveria menaxhohet nga BDI dhe Ahmeti, ndërsa Kovaçevski është shërbëtor i interesave të tij. Derisa Ahmeti dhe BDI po shkrijnë dhe zhvlerësojnë opozitën shqiptare, Kovaçevski dhe LSDM-ja po paguajnë për planin e Ahmetit”, citohet në kumtesën e partisë.

Sipas VMRO-DPMNE-së, kjo përbërje qeveritare nuk do të sjellë as reforma e as përparim, por krim, tenderë në hije dhe thellim të krizës.

“LSDM dhe Kovaçevski bëhen partner pakicë në qeverinë e tyre, vetëm që krimi i tyre të vazhdojë, votojnë çfarë të sugjerojë Ahmeti. Nëse ky rikonstruim shkon, Aleanca shumë shpejt do ta ketë fatin e Alternativës dhe Taravari pas disa muajsh do ta kuptojë se ishte keqpërdorur dhe se i trulloi tenderët për fundin e partisë dhe karrierës së tij”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.

Propozimin për rikonstruimin e Qeverisë, kabineti i së cilës zgjerohet me kuadro nga Aleanca për Shqiptarët (ASH), ndërsa zvogëlohet me ata të “Alternativës”, sot është në rend dite të seancës së 104-të të Kuvendit. Në seancën e caktuar për në orën 15:00 pasdite do të debatohet dhe vendoset për zgjedhjen e katër ministrave të rinj dhe pesë zëvendësministrave, pas vendimit për hyrjen e ASH-së në shumicën qeveritare.

Në prag të seancës së sotme, “Alternativa” mbrëmë shpalli vendimin e Kryesisë Qendrore se do të veprojë si opozitë, ndërsa më herët të premten kryeministri dhe lider i LSDM-së Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i ASH-së Arben Taravari përfunduan negociatat për bashkëpunim.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share