close

GUAIDO KËRKON BASHKËPUNIM ME USHTRINË E SHBA-SË

Kreu i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Juan Guaido, i cili është vetëshpallur president i përkohshëm i vendit, ka urdhëruar përfaqësuesin e tij të zhvillojë takime për “bashkëpunim” me ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke folur në një tubim protestues në kryeqytetin Caracas me rastin e arrestimit të zëvendëskryetarit të asamblesë Edgar Zambrano për rolin në tentativën e pasuksesshme për grusht shteti më 30 prill, Guaido tha se ka udhëzuar përfaqësuesin e tij në SHBA të takohet me Komandantin Jugor të Ushtrisë së SHBA-së. /Agjencitë/