close
Bota

GUAIDO U KTHYE NË VENEZUELË

816C86D7-FB41-4815-B951-E1C7639FAA7A_cx0_cy6_cw0_w1023_r1_s

Lideri i opozitës në Venezuelë, Juan Guaido, i cili e ka shpallur veten president të përkohshëm, u kthye në Venezuelë përkundër rrezikut për arrestimin e tij.Në aeroportin e Venezuelës, ai u prit nga diplomatët amerikanë dhe evropianë si dhe një grup përkrahësish të cilët thërrisnin emrin e tij.

Përkundër një ndalese udhëtimi të vendosur nga Gjykata muajin e kaluar, Guaido vizitoi vendet e Amerikës Latine. Ai po angazhohet të fitojë mbështetjen e vendeve fqinje për ta larguar nga pushteti presidentin e kontestuar, Nicolas Maduro si dhe për të krijuar një qeveri tranzicioni që do t’i paraprijë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia