close

GUTERESH DORËZON RAPORTIN PËR QIPRON

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterresh dorëzoi në Këshillin e Sigurimit raportin për progresin e negociatave në Qipro. Raporti i referohet progresit që ka bërë misioni i OKB-së në gjashtë muajt e fundit, detyra kryesore e të cilit është të iniciojë bisedime konkrete dhe të fokusuara mbi rezultatet.

“Shpresa ime është se konsultimet aktuale do të çojnë në ripërtëritjen e bisedimeve. Për këtë jam i gatshëm të ofroj të gjitha resurset e zyrës sime, me qëllim që të arrijmë një zgjidhje të përhershme për çështjen e Qipros”, ka thënë Guterresh. Ai ka ftuar të dyja palët, komunitetin turk në veri dhe grek në jug të Qipros, si dhe vendet garantuese të procesit paqeruajtës në vend, për të bërë përpjekje shtesë dhe kreativitet për zgjidhjen e krizës. /Agjencitë/