Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, paralajmëroi për rritjen e mercenarëve, të cilët, sipas tij, nuk marrin pjesë vetëm në luftëra, porse përfshihen edhe në krimin e organizuar ndërkombëtar dhe terrorizëm.Në një fjalim para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Guterres bëri thirrje për mbështetje më të gjerë për ligjet kundër përdorimit të mercenarëve.
Ai po ashtu kërkoi persekutimin e tyre dhe forcimin e përpjekjeve për të parandaluar rekrutimin e njerëzve. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka miratuar Konventën Ndërkombëtare kundër Rekrutimit, Përdorimit, Financimit dhe Trajnimit të Mercenarëve në vitin 1989 dhe ajo ka hyrë në fuqi në tetor të vitit 2001. /Agjencitë/