close

GUTERRES: TURQIA DHE RUSIA TË STABILIZOJNË PROVINCËN IDLIB

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u bëri thirrje Rusisë dhe Turqisë të stabilizojnë provincën Idlib në Siri, për të cilën ai thotë se vuan nga një “katastrofë humanitare”. “Unë jam thellësisht i shqetësuar për përshkallëzimin e luftimeve në Idlib dhe situata është veçanërisht e rrezikshme duke pasur parasysh përfshirjen e një numri më të madh të aktorëve”, tha Guterres, derisa u bëri thirrje Moskës dhe Ankarasë për të stabilizuar situatën pa vonesë. /Agjencitë/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!