“Haaland dëshiron ta tregojë veten në të gjitha ligat”

Babai i Erling Haaland, Alfie, thotë se sulmuesi i Manchester Cityt dëshiron t’i ‘dëshmojë aftësitë e tij në të gjitha ligat’.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Reprezentuesi norvegjez iu bashkua gjigantëve të Premier League në verë dhe ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në “Etihad Stadium”, duke shënuar 14 gola në 10 paraqitje në të gjitha garat, transmeton Klankosova.tv.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Babai i tij, Alfie, ka folur për lëvizjen e tij në Man City në dokumentarin “Haaland: The Big Decision”, duke shpjeguar se çdo klub i lartë është përpjekur të sigurojë nënshkrimin e sulmuesit.

“Në listën tonë, unë mendoj se City është skuadra më e mirë”, tha ai, siç citohet nga Marca. “Bayerni i Munihut është numri dy. Ne kemi Real Madridin numrin tre, PSG-në numrin katër”.

“Ne gjithashtu kemi disa skuadra angleze përveç Cityt që janë mjaft të mira. Liverpool dhe Chelsea. Gjithashtu, është Barcelona. Ata janë në të njëjtin rresht”.

“Unë mendoj se Erling dëshiron të provojë aftësitë e tij në të gjitha ligat. Pastaj ai mund të qëndrojë atje maksimumi tre ose katër vjet. Ai mund të jetë, për shembull, dy vjet e gjysmë në Gjermani, dy vjet e gjysmë në Angli dhe më pas në Spanjë, Itali, Francë, apo jo?”.

Haaland ishte afër kalimit në Serie A në vitin 2017, kur i vizitoi objektet stërvitore të Juventusit dhe madje pa një ndeshje nga tribunat në stadiumin Allianz, ku u pa i veshur me një kapele bardh e zi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share