close

HAGË: BURG TË PËRJETSHËM PËR RADOVAN KARAXHIQIN

I refuzohet apeli, fajtor për 10 akuza


Këshilli i ankesave të Mekanizmit për Gjykata Penale në Hagë ka shqiptuar dënimin me burg të përjetshëm ish-Presidentit të Republikës serbe të Bosnjës Radovan Karaxhiq. Para se të shqiptohet aktvendimi i shkallës së dytë të të dënuarit të Hagës Radovan Karaxhiq, është shënuar një incident kur në rrethoren e sigurisë familje të viktimave dhe përfaqësues të shoqërive boshnjake kanë vendosur shkrime ku Karaxhiqi krahasohet me Hitlerin.

“Radovan Karagjiq- Gjendocid, Adolf Hitler – Holokaust” shkruan në shkrimin e vendosur në rrethoren e sigurisë para tribunalit të Hagës, që më pastaj të intervenojë policia duke kërkuar heqjen e saj nga rrethorja. Mediet serbe nga atje kanë njoftuar se përfaqësues të Shoqërisë së Nënave nga Srebrenica nuk kanë pranuar që ta largojnë shkrimin që ishte vendosur përgjatë rrethores së gjykatës.

Gjykata e Hagës konfirmoi dënimin me burgim të përjetshëm për ish-Kryetarin e Republikës serbe të Bosnjës Radovan Karaxhiq, për krimet që ai ka kryer në Bosnjë Hercegovinë ndaj popullsisë jo serbe. Vendimi i shkallës së parë ka rrëzuar vetëm një akuzë atë për gjenocid ndaj popullsisë jo serbe në shtatë komuna në Bosnjë Hercegovinë, por ai u shpall fajtor për 10 akuzat e mbetura, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë.

Karaxhiq hodhi poshtë këto akuza duke pretenduar se mund të konsiderohet përgjegjës vetëm për shkak të postit që mbante në radhët e ushtrisë. Por organet e drejtësisë në Hagë konfirmuan se ish-gjenerali serb ishte në dijeni për vrasjet e korrikut të vitit 1995 pas rënies së Srebrenicës. Karaxhiq jetoi për shumë vjet i fshehur në Serbi ku mori një identitet të ri me emrin Dragan Dabiç, ndryshoi edhe pamjen me mjekër dhe flokë të gjata. Pas presionit të vazhdueshëm nga Bashkimi Europian, pas 12 vjetësh Karaxhiq u arrestua në Beograd. Më 24 Mars 2016, Gjykata e Hagës e dënoi atë me 40 vjet burg; ndër të tjera për krime kundër njerëzimit, gjenocid dhe rrethim të Sarajevës. /Agjencitë/