close

HAGË: INTERVISTOHET SAMI LUSHTAKU

Thaçi: Po intervistohet një çlirimtar


Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku, merret në pyetje nga Prokuroria Speciale në Hagë në lidhje me pretendimet për përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

Pas Rustem Mustafës, edhe Ish-komandanti i UÇK-së, gjeneral Sami Lushtaku po intervistohet nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë. Ka reaguar në profiling e tij në Facebook, Presidenti Hashim Thaçi, duke e cilësuar intervistimin e Lushtakut si padrejtësi, përderisa kriminelët serbë vazhdojnë të shëtisin lirshëm.

 “Sot, padrejtësisht po intervistohet një çlirimtar në Hagë, kurse kriminelët serbë vazhdojnë të shëtisin lirshëm në Serbi dhe botë. Ndaj çlirimtarëve tanë, në emër të drejtësisë ndërkombëtare po bëhet padrejtësia më e madhe”.

Ndërkaq për dy ditë resht në Hagë është intervistuar edhe ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa. Pas përfundimit të intervistimit ai para gazetarëve tha se UÇK-ja e mbrojti atë dhe jo ai UÇK-në.

Gjithsej, 11 ish-luftëtarë të UÇK-së, sipas OVL të UÇK-së janë ftuar për intervistë nga Prokuroria e Specializuar. Në mesin e të ftuarve për intervistim nga Prokuroria Speciale janë edhe Sokol Dobruna, Nazif Mehmeti e Raimonda Rreci. Hetimet do të përqendrohen në krimet e supozuara nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. /Klan Maqedoni/