close
Rajoni

HAKORJA: NË SHQIPËRI FUSHATË E POLARIZUAR ZGJEDHORE

maxresdefault

ZGJEDHJET, PËRGJAKET ELBASANI


I ftuar në emisionin “99 Minuta” në Klan Maqedoni, për të komentuar fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri, Kryeredaktori I Tv Klan, Fatos Hakorja, raportimin e nisi me një ngjarje të rëndë që kishte ndodhur gjatë ditës së sotme në Elbasan, e që lidhet me fushatën elektorale në Shqipëri, ku mbeti I vrarë një person kurse dy të tjerë janë plagosur.

FATOS HAKORJA – KRYEREDAKTOR I TV KLAN

“Personi I vrarë është një 56 vjecar I angazhuar në politikë. Ka qenë një kandidat I një force politike në vitin 2013, I larguar nga ajo forcë politike dhe I angazhuar sërish në politikë, por jo në ndonjë garë elektorale. Quhet Pierin Xhuvani. Është parë në përplasjen që ka ndodhur në “Ditën e Verës” kur disa militantë të PS-së sulmuan disa mbështetës të PD-së ishte një ndër personat e grupit agresiv në atë ngjarje, kurse të plagosur kanë mbetur dhëndri I tij dhe një efektive e policisë”

Deri tani sondazhet tregojne qe Partia Socialiste mbetet force kryesore por diferenca eshte ngushtuar ne krahasim me sondazhet e fillimit te fushates – thotë Kryeredaktori I Tv Klan, duke shtuar se Partia Demokratika ka fituar terren kurse Partia Socialiste nga ngelur në vend numëro. Ai shpreh dyshime për besueshmërinë e këtyre sondazheve por shprehet I shqetësuar për shkak të klimës parazgjedhore në Shqipëri.

FATOS HAKORJA – KRYEREDAKTOR I TV KLAN

“Kjo fushate eshte me atipike per shkak te polarizimit sepse shqiptaret ne vecanti e kane me problem qe ta deklarojne voten sepse kane presione ata qe punojne ne administrate sepse mendojne se mund te rrezikojne edhe vendin e punes por disa analiste thone se do te kete nje reagim ne heshtje te qytetareve dhe se vota kete rradhe do te jete e pa parashikueshme”

Kryeredaktori I Tv Klan, Fatos Hakorja ka komentuar edhe përfshirjen e Kryeministrave të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet në Shqipëri, duke I quajtur dy gjëra që kanë specifika të ndryshme.

FATOS HAKORJA – KRYEREDAKTOR I TV KLAN

“Nuk ka ndodhur ndonjehere qe nje parti e Kosoves te kete nje dege ne Shqiperi pervec ketij rasti te Vetvendosjes apo nje parti e Shqiperise te kete dege ne Kosove keshtuqe duket me normale mbeshtetja qe I ofron Albin Kurti partise se tij ne Shqiperi dhe kandidateve per partise se tij ne Shqiperi ndersa perfshirja e kryeministrit te Maqedonise eshte ne kontekstin e kryeministrave ballkanas qe kerkojne te mbeshtesin nje force te caktuar politike per shkak se ata mendojne se eshte me e favorshme ne marredhenjet mes dy vendeve”.

Ndërkohë, Afro 6 mijë efektivë policie do të jënë në gatishmëri për zgjedhjet e së dielës në Shqipëri. Në një intervistë për Tv Klan, drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Ylli Vasili tha se janë 92 qendra të numërimit të votave dhe 5199 qendra votimi të cilat do të monitorohen nga policia. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia