close

HALIMI: STATUSI I SHQIPTARËVE VENDIMTAR PËR ANËTARËSIM NË BE

Vendi duhet t’i plotëson të gjitha kriteret


Ish-nënkryetari i parlamentit Iljas Halimi duke komentuar aktualitetin politik në vend, e në veçanti anëtarësimin e vendit në BE theksoi se pa zgjidhjen e statusit të shqiptarëve nuk do ketë anëtarësim të Maqedonisë së Veriut.

Pa zgjidhjen e statusit të shqiptarëve nuk do ketë anëtarësim të Maqedonisë në Bashkimit Evropian, kështu u shpreh Iljaz Halimi në programin e mëngjesit Happy Day. Ai shtoi se mospërputhja e obligimeve që ka marr Maqedonia ndaj Bashkimit Evropian është pengesë që mund të çon në mos anëtarësimin e së njëjtës.

Halimi vlerësoi se me anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian nuk d.m.th. se mund të bashkohen shqiptarët.

Halimi mes të tjerash foli edhe për Marrëveshjen e Ohrit për të cilën siç theksoi ai, edhe po të realizohet nuk e zgjidh statusin e shqiptarëve në Maqedonin e Veriut, por vetëm mund ta avancon të njëjtën. Sa i përket Marrëveshjes së Prespës, Halimi shtoi se kjo marrëveshje pritet t’i hap rrugë vendit për anëtarësim në NATO dhe fillim të negociatave me BE-në. /Lindita Aliu/