close

HAN: BE DO TË JAPË MBËSHTETJEN

Bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë të fillojnë këtë vit


Komisioneri i BE për Politikat dhe Zgjerimin e Fqinjësisë, Johannes Hahn, përgëzoi Qeverinë e Maqedonisë për nënshkrimin e Protokollit të Anëtarësimit për NATO javën e ardhshme, dhe njoftoi se BE do të japë mbështetjen maksimale për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE këtë vit.

“Nga zemra uroj Kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Punëve të Jashtme Nikola Dimitrov, Qeverinë e Maqedonisë dhe qytetarët për hapin e parë thelbësor në integrimin euroatlantik të Maqedonisë së ardhshme Veriore. BE do të japë mbështetjen më të fortë për këtë hap të dytë, që hapja e negociatave të fillojë këtë vit”, shkroi Han në Twitter. /Klan Maqedoni/