close

HAN: DATA E NEGOCIATAVE – RMV-ja PARA SHQIPËRISË

Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, në një intervistë për gazetën asutriake ‘Der Standard’, ka folur për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në intervistën e tij të gjatë ai flet me lëvdata për qeverisjen në Maqedoni. Hahn e pranon se kur bie fjala për nisjen e negociatave, Maqedonia e Veriut është para Shqipërisë.

Komisioneri i BE-së në largim Johanes Han, në një intervistë për gazetën austriake “Standard” ka theksuar se nuk është sekret se vendet e BE-së më shumë anojnë ka Maqedonia e Veriut se sa për Shqipërinë kur bëhet fjala për dhënien e datës për fillimin e negociatave

“Ne ende po punojmë që të dy shtetet të mund të nisin negociatat. Por nuk është sekret se vlerësimi për Maqedoninë e Veriut mes vendeve anëtare është më i mirë. Të dy vendet kanë përmbushur kriteret e kërkuara nga shtetet anëtare të BE si një kusht. Kjo është arsyeja se përse kemi bërë një rekomandim pozitiv. Por Maqedonia e Veriut jo vetëm ka arritur reformat e kërkuara, por ka nënshkruar edhe marrëveshjen historike të Prespës dhe gjithashtu një traktat miqësie me Bullgarinë. Për Shqipërinë tani për fat të keq në plan të parë janë problemet, kjo pasi opozita nuk është në parlament, qeveria ka vështirësi për të udhëhequr dialogun dhe se ka një procedurë për shkarkimin e presidentit. Natyrisht vendet anëtare të BE gjithashtu vlersojnë situatën e përgjithshme politike në një shtet” -deklaroi Johanes Hanh për “Der Standard”.

Sipas Komisionerit Han, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vepruar në mënyrë shembullore dhe ka bërë përpjekje për ta kyçur edhe opozitën në procese. Ai ka rikujtuar se ka realizuar një takim me liderin e opozitës maqedonase dhe se ka bërë thirrje që të vazhdojë me qëndrimet konstruktive. /Klan Macedoni/