close

HARADINAJ NË GJERMANI: TAKIM ME KANCELAREN MERKEL

Kryeministir i Kosovës Ramush Haradinaj nesër pritet të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel. Përveç raporteve Kosovë- Serbi kryeministir Haradinaj në takim do të bisedoje edhe për çështjen e liberalizimit të vizave.

Kanë mbetur edhe më pak se një muaj ku pritet të zhvillohet takimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Paris, i ndërmjetësuar nga Franca dhe Gjermania.

Para këtij takimi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka udhëtuar në Berlin  ku nesër do të takohet me Kancelaren gjermane Angela Merkel.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp  media nga zyra e kryeministrit njofton se në takim pos bisedave për procesin e dialogut  Haradinaj do të kërkojë përkrahjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave.Kosova është e interesuar dhe e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë, duke ruajtur integritetin territorial citon komunikata Haradinajn.

Nevojën që qytetarët e Kosovës duhet të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së e ka cekur edhe sot presidenti i vendit Hashim Thaci gjatë pjesëmarrjes së tij në një aktivitet sportiv.

“Le të mbetet kjo ditë e optimizmit dhe shpresës natyrisht duke ndodhë edhe liberalizimi i vizave shumë shpejtë që të rinjtë të lëvizin lirshëm dhe të përmbyllet ky diskriminim”-tha Hashim Thaci- President i Kosovës

Dy ditë më parë në Kosovë  ishte  një delegacioni i përbërë nga këshilltarë të kancelares gjermane dhe presidentit francez ku takuan krerët e shtetit të Kosovës para takimit të Parisit.  /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/