close

HARADINAJ PËRGËNJESHTRON MPJ

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka demantuar Ministrinë e Jashtme lidhur me ndalimin e vizitave të zyrtarëve të Serbisë në Kosovë. Një moskoordinim të tillë analistët e quajnë joserioz.

As 24 orë nuk u deshën që qeveria e Kosovës të demantojë ministrinë e Punëve të Jashtme lidhur me ndalimin e vizitave zyrtarëve të Serbisë në Kosovë. Kryeministri Haradinaj fillimisht për këtë e ka njoftuar në poloni homologen e tij serbe Ana Bërnabiq.

Kabineti i Kryeministrit Haradinaj nëpërmjet një njoftimi zyrtar thotë se qeveria nuk ka marrë vendim për ndalimin e zyrtarëve serb në Kosovë.

Sipas njoftimit protokolli i vizitave të tyre tashmë është i njohur dhe secila kërkesë trajtohet në bazë të procedurave ligjore. Një moskoordinim të tillë e quan joserioz Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës.

“Kjo joserioze për qytetarët e Republikës së Kosovës sepse tregon më së miri se me sa përkushtim e kryejnë punën e vet. Është një fiasko politike edhe karshi Kosovës me Serbinë por edhe një qasje joserioze ndaj partnerëve ndërkombëtar dhe Bashkimit Evropian.”-deklaron Artan Murati, KDI.

Ai thotë se pos moskoordinit brenda qeverisë ky vendim i kryeministrit mund të jetë marrë edhe pas presionit ndërkombëtar që mund ta ketë pasur.

Një ditë më parë ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se ua ndalon hyrjen në Kosovë të gjithë zyrtarëve të Serbisë pas provokimeve e sjelljeve që po vijnë nga ky vend. /Blerta Dalloshi-Berisha/

 

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!