Harry Styles dhe Emily Ratajkowski, çifti surprizë i Hollivudit

Një video e këngëtarit Harry Styles dhe modeles së njohur Emily Ratajkowski po bën xhiron e rrjetit. Dyshja u panë duke shkëmbyer puthje pasionante në Tokio, duke habitur jo pak fansat e tyre pasi nuk kishte asnjë lajm për romancën e tyre.

Përveç kësaj, mediat e huaja kishin shkruajtur se artisti është në një lidhje me një blogere, ndërsa nga ana tjetër modelja është në romancë me komedianin Eric Andre.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Megjithatë kjo video i hedh poshtë të gjitha lajmet të cilat kanë qarkulluar së fundmi. Gazeta britanike Daily Mail shkruan se edhe pse dyshja shoqëroheshin nga njerëz të njohur ata nuk ishin aspak të shqetësuar nga sytë kureshtarë.

Sakaq, modelja e njohur ka qenë herë pas here në mediat ndërkombëtare për lidhjet e saj të dashurisë. Disa prej tyre romancave që morën vëmendjen e mediave ishte ajo me Pete Davidson, Eric Andre, Jack Greer, ndërsa thashethemet se modelja kishte “magjepsur” edhe Brad Pitt qarkulluan në tetor të vitit të kaluar.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share