Në Grupin Norvegjia dhe Danimarka me pikë maksimale
Në edicionin e 26-të Kampionatit Botëror të hendbollit për meshkuj që zhvillohet në Gjermani dhe Danimarkë, janë zhvilluar ndeshjet e raundit të katërt në Gurpin A dhe C. Ndeshja më dramatike që u zhvillua në Berlin mes Gjermanisë dhe Francës kampionit aktual të botës, përfundoi me rezultat 25:25, ndërsa ishte prej ndeshjeve më të mira të deritashme në botërorin për hendbollistë. Vendasit të përkrahur nga 13.500 shikues deri në 3 sekondat e fundit kishin epërsi prej një goli, por Francezët barazuan me golin e Timothey N’Guessan, nga goditja e lirë.
Në dy ndeshjet tjera të grupit A, përfaqësuesja e Brazilit mundi Rusinë 25:23, ndërsa Serbia mundi Korenë me rezultain 31-29. Pas katër ndeshjeve të zhvilluara në Grupin A, kryeson Franca me 7 pikë, para Gjermanisë që ka 6, Rusia është e treta me 4 pikë aq sa ka edhe Brazili, ndërsa Serbia është e pesta me 3 dhe Korea e fundit pa asnjë pikë.
Në ndeshjet e Grupit C, Tunizia mundi Arabainë Saudite 24:20, ndërsa Norvegjia me rezultat të thellë mundi Kilin 41-20, ndërsa Danimarka e mposhti Austrinë me 28:17. Tabelën në Grupin C e kryesojnë Norvegjia dhe Danimarka me nga 8 pikë maksimale.
Sot luhen ndeshjet e xhiros së katërt në grupet B dhe D.
Ndeshjet e grupit B janë: Japonia – Islanda (15:30), Kroacia – Bahrejni (18:00), Maqedonia – Spanja (20:30).
Në grupin D janë: Angola – Argjentina (15:30), Hungaria – Egjipti (18:00), Katari – Suedia (20:30).
Grupi A
1. Franca 7
2. Gjermania 6
3. Rusia 4
4. Brazili 4
5. Serbia 3
6. Korea 0
Grupi B
1. Kroacia 6
2. Spanja 6
3. Maqedonia 3 4
4. Islanda 2
5. Japonia 0
6. Bahrejni 0
Grupi C
1. Norvegjia 8
2. Danimarka 8
3. Tunizia 4
4. Austria 2
5. Kili 2
6. Arabia S. 0
Grupi D
1. Suedia 6
2. Hungaria 3 5
3. Katari 2
4. Egjipti 2
5. Angola 2
6. Argjentina 1