close
Sport

HENDBOLL: KB – DANIMARKA FITOI TITULLIN KAMPION BOTE

F17D45BE-7B43-4BEC-8062-A811CD6B457E

NË FINALE SUEDIA – DANIMARKA 24:26 (13:13) 


Reprezentacioni i Danimarkës fitoi medaljen e artë në edicionin e 27-të Kampionati Botërorë të hendbollit pë meshkuj që u mbajtë në Egjipt. Në ndeshjen finale që u zhvillua në palestrën “Cairo Halls Complex të Kairos , Danimarka mundi Suedin me rezultatin 26:24 (13:13). Për danezët ishte kjo  finalja e pestë në kampionatet botërore ndërsa titulli i dytë Kampion bote.

 Më efikas në ekipin e Danimarkës ishin Hansen 6 gola, Nielsen 5 dhe Holm 4  gola, ndërsa  te  Suedia më efikas ishin Wane  me   5  gola dhe Lagergren me 4.  Në ndeshjen pë vendin e tretë Spanja mundi Francën me rezultatin 35:29. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia